Como-Frosinone u pezullua në minutën e 23-të të pjesës së dytë (ndeshja në atë moment ishte 0-2): një tifoz 23-vjeçar i ekipit vendas pësoi atak kardiak ndërsa ishte në kurbën blu, duke u rrëzuar përtokë. Në atë moment një tjetër tifoz u ngjit mbi barrierat dhe hyri në fushë për të thirrur mjekun e ekipit Como.
Me shumë vështirësi, fillimisht një ambulancë dhe më pas mjekët u dërguan në vendin ku ndodhet tifozi fatkeq, për ndihmë: tani ai ndodhet në spital me kodin e kuq.
Rreth 24 orë më pas, një lajm i mirë vjen nga Como! Davide, djaloshi 23-vjeçar i cili të shtunën pësoi një atak kardiak në stadium, gjatë ndeshjes Como-Frosinone, doli nga koma dhe u konsiderua jashtë rrezikut nga mjekët.
Tifozi i alarmoi të gjithë gjatë ndeshjes, pas sulmit të pësuar në zemër, por për fat të mirë ia ka dalë të “fitojë”.