Tik-Tok një formë për të “thithur” elektorat? Berisha: E kam dhe pasion, jam më pranë të rinjve!

0

Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” sa i takon “raportit” të tij me rrjetet sociale.

Berisha tha se në Facebook poston më së shumti shkrimet e tij dhe nuk është shumë i lidhur me fotografitë, duke shtuar se Instragramin apo Tik-Tokun të cilin po e përdor së fundmi, i ka pasion por edhe si formë për të qenë më pranë të rinjve, duke qenë se jemi dhe në prag të zgjedhjeve vendore.

“Unë komunikoj vetëm në Facebook, nuk jam njeri i lidhur me fotografitë, por me fjalën. Pasioni im për Instagramin është relative, Tik-Toku ka një mbështetje të imazhi dhe video.Të dyja së bashku. Është hapur, para dy orësh mbi 8 mijë e 500 followersa”-tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu