“TikTok-u më shpërlau trurin të bëhesha trans! Tani do kthehem siç isha!”

0

Adoleshentja nga Montana tregon se si varësia nga TiK-Tok-u e bindi atë që të bëhej transgjinore, por tani është penduar. Ajo tregon se gjithçka filloi gjatë periudhës së pandemisë, të cilën ajo nuk e përjetoi mirë mbylljen dhe kaloi në depresion.

Për të kaluar kohën ajo shihte shumë video në Tik-Tok, ku njerëzit tregonin se si i ndryshoi jeta për mirë pasi ndryshuan gjininë. E ndikuar na këto video Eskridge bëri të njëjtën gjë, ajo u kthye në djalë kurb ishte 12 vjeçe.

Pashë videot e TikTok nga persona që thoshin se si ky tranzicion u shpëtoi jetën. Unë po luftoja me despresionin dhe doja që kjo të më shpëtonte jetën gjithashtu. Por, tani jam penduar” , tha Eskridge, tani 16 vjeç.

Ajo tregon se në rrjetet sociali i dilnin video që kishin grumbulluar hashtags viralë si #transgender dhe #trans. respektivisht 21.5 miliardë dhe 59.6 miliardë shikime marramendëse. Eskridge tha se videot të tilla i kanë “shpëlarë trurin” dhe bëri diçka që nuk e donte.

Të jesh transgjinor është padyshim një trend i TikTok që filloi rreth vitit 2020. Vërej se demografia që prek më shumë janë vajzat adoleshente rreth 12 deri në 14 vjeç, pasi ato janë më të cenueshmet pasi nuk janë pjekur ende,” tha ajo.

Sipas hulumtimit të Qendrës Kërkimore PEW 2022, Tik-Tok ka një ndikim masiv në 67% të adoleshentëve 13 deri në 17 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu