TIRANË- Gazetari i njohur Artan Hoxha ka treguar për historinë e “vrasjes” së tij. I ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas”, gazetari Artan Hoxha si rrallëherë ka treguar sesi e shpallën të vdekur në rrjetin social në “Tik Tok”.
“Sipas Tik Tok-ut unë sot duhet të kisha të 40-at. Të shtunën më plagosën, më morën gjak pastaj. Të hënën më çuan ngushëllime. Më morën njerëz në telefon, i thashë ne nuk na vrau kallashnikovi kinez në 97, do na vrasi Tik Tok-u?,”-tha ai.