Tirana-Partizani/ Derbi mbyllet në ‘paqe’, braziliani ‘fal’ bardheblutë

0

Derbi i tretë sezonal Tirana-Partizani mbyllet me rrjeta të paprekura.

Një sfidë emocionuese në “Air Albania”, që dhuroi thuajse gjithçka, por jo golin, aq shumë të kërkuar nga të dy kampet.

I afrohet disa herë golit Xhixha, një rrezik konstant në portën e të kuqve, por futbollisti bardheblu ishte disi i pafat në momentin e finalizimit.

Dominim absolut i Tiranës në pjesën e parë, por Partizani shfaqi tjetër fytyrë në fraksionin e dytë, madje pati rastin më të pastër të sfidës me Stenio Juniorin, që në mënyrë të pabesueshme nuk arriti ta shtynte topin në rrjetë me portën bosh.

Tirana me këtë pikë të fituar mbetet +19 nga Partizani, që sigurisht ky barazim më shumë se për renditjen i bën punë për moralin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu