Tirana vazhdon suksesin pas derbit, mposht Vllazninë me rezultatin e pastë 2-0

0

Tirana vazhdon suksesin e fitoreve këtë sezon.

Bardheblutë kanë mundur Vllazninë me rezultatin 2-0 në sfidën e luajtur në ‘’Loro Boriçi’’ duke mbajtur vrullin e krijuar që në fitoren ndaj Partizanit.

Kryeqytetasit gjetën golin në minutën e 25’ me Xhixha dhe shkojnë në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Në pjesën e dytë, Tirana ngeli me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Ardit Toli në minutën e 70’.

Ky i fundit ndërhyri ashpër ndaj Da Silvas i cili sapo ishte future në fushën e lojës. Gjyqtari në fillim akordoi karton të verdhë por pas konsultimit me VAR, i vendosi të kuq.

Shkodranët nuk përfituan nga Tirana që po luante me 10 lojtarë dhe kështu kryeqytetasit vulosën sfidën duke shënuar dhe golin e dytë në minutën e 77’ me Seferin.

Tirana shkëputet me 3 pikë nga Kukësi dhe tashmë qëndron e vetme në krye të tabelës me 17 pikë./


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu