Tirana “vishet” me ngjyrat e flamurit amerikan, preket ambasadorja Kim: Askush s’mund të kërkojë një mik më të mirë se Shqipëria

0

Tirana është “veshur” me ngyrat e flamurit amerikan për të përkujtuar viktimat që humbën jetën 20 vite më parë në sulmin terrorist mbi kullat në Nju Jork.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foton dhe shprehest se është prekur nga ky gjest, teksa shkruan se askush nuk mund të kërkojë një mik më të mirë se Shqiëpria.

“E prekur të shoh qytetin e Tiranës të ndriçuar me “Yje dhe Vija” për nder të 11 Shtatorit. Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Shqipërisë. Askush nuk mund të kërkojë një mik më të mire”, shkruan ambasadorja Kim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu