Tiranë/ 43 vjeçari dhunon bashkëshorten me sende të forta

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet. Një 43 vjeçar ka dhunuar me sende të forta bashkëshorten e tij dhe më pas është larguar. Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.07.2023, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar.

Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu