Aksident në vijat e bardha, dërgohet në spital 60-vjeçarja me inicialet Sh.B, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja me inicialet E.Sh është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, shtetasja E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen Sh. B., 60 vjeçe.
Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.