Tiranë/ Atentati në ‘Don Bosko’, autori në kërkim, 5 mijë euro shpërblim kush jep informacion! Qëlloi drejt mjetit me 3 persona

0

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e atentati në ‘Don Bosko’. Është shpallur në kërkim Andrea Bregasi dhe policia ofron 5 mijë € shpërblim kush jep informacion për autorin.

TIRANË – Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e atentati në ‘Don Bosko’. Është shpallur në kërkim Andrea Bregasi dhe policia ofron 5 mijë € shpërblim kush jep informacion për autorin.

Njoftimi i plotë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z., ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu