Policia e kryeqytetit ka kryer disa operacione për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, që nga mbjellja dhe kultivimi i lëndëve narkotike, dhuna në familje, vjedhja apo edhe prishja e qetësisë publike.
Kështu, sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar një 27 dhe një 23-vjeçar, të cilëve gjatë kontrollit iu janë gjetur sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Ndërkohë, një tjetër person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H. (M)., 26 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u konstatua jashtë banesës.
Nga Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim K. Ç., 27 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Vjedhja”
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– B. Sh., 32 vjeç 32 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasin T. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
– A. B., 60 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin F. N., 28 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, në lokalin ku është i punësuar, nga shërbimet e Policisë u konstatuan disa njësi qëndrore dhe monitorë, që shërbejnë për të luajtur lojëra fati.
Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për shtetasit:
– A. H., 51 vjeç; O. H., 26 vjeç dhe E. D., 37 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”;
– E. S., 38 vjeç dhe F. K., 50 vjeç për veprën penale “Vjedhja”
– H. D., 16 vjeç dhe A. M., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”
– J. Sh., 30 vjeç dhe O. B., 16 vjeç për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”
– B. S., 34 vjeçe për veprën penale “Dhunimi i banesës”
– E. K., 30 vjeç; A. A., 40 vjeç; E. M., 35 vjeç; A. B., 24 vjeç dhe Sh. T., 36 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.