E reja nga Tirana rrëfen punën si pr*stitutë: Bëra operacione plastike për të rritur çmimin

0

Një femër nga Tirana, 28 vjeçare, tregon me detaje se si ushtron atë që e quan punë për të jetuar më mirë dhe përmend faktin se shitjen e trupit e ndërthur me seksin në grup sipas kërkesave të klientëve.

28 vjeçarja pohon se e ka ngritur punën prej shoqeve dhe më pas punoi me veten duke bërë ndërhyrje që e nxitën të rrisë çmimet si eskortë shoqëruese për shqiptarë dhe të huaj.

“Rreth 7 vite më parë, kur isha 21 vjeçe, fillova të kuptoja që më pëlqente të bëja shopping, por rroga në Shqipëri ishte e pamjaftueshme, që unë të mund të blija ato çfarë dëshiroja. Prandaj si të vetmen mënyrë që të realizoja të gjitha dëshirat që kisha, ishte të shisja trupin tim”, rrëfen eskorta që do të mbetet anonime.

Vajza rrëfen se ka zgjedhur këtë “profesion” pasi ka parë se sa mirë jetonin shoqet e saj me paratë që merrnin duke “punuar” si të tilla.

“Shoqja ime e bënte një gjë të tillë, ashtu sikurse edhe një pjesë e mirë e shoqërisë, dhe kjo qe një tjetër shtysë që të bëhesha edhe unë si ato, me idenë që të jem edhe në të njëjtin nivel ekonomik. Klientët e parë m’i gjeti shoqja ime”, tregon vajza.

Nëpërmjet klientëve, vajza zgjeroi dhe numrin e kontakteve. Në fillim me shqiptarë dhe më vonë me të huaj.

“Shërbimet i kryenim në vende të ndryshme dhe ka pasur raste që i kam pritur edhe në shtëpinë time, kur kanë qenë klientë të përsëritur. Unë disa herë përdor makinën time, dhe më pas iu kërkoj edhe paratë e transportit klientëve, ose lëviz me taksi”, rrëfen vajza.

“Klientët janë nga më të ndryshmit. Kulmi i punës sonë është kur vijnë biznesmenë të huaj që kërkojnë shoqëruese, meqenëse janë larg familjes dhe jetës së tyre”.
Tarifat variojnë, por në fillim merrja 100 euro.

Çdo ndërhyrje në trup, përkthehet në rritje pazari për ata që duan shërbimin.

Por “gjahu” më i mirë për këto vajza janë të huajt, sidomos ata që jetojnë jashtë. Personazhi ynë eskortë, ka arritur të gjejë lidhjet e duhura për të hyrë në tregun italian dhe atë turk.
“Ka pasur raste që edhe më kanë mashtruar. Një rast për shembull, më ka ndodhur me një klient 23 vjeçar, i cili u deh dhe abuzoi me mua. Ka pasur edhe një rast që një klienti më ka gjuajtur me telefon kokës”, rrëfen vajza.

“Ne punojmë ndonjëherë edhe në grup. Pra në një darkë duhen disa vajza dhe unë marrë katër vajza që i njoh. I pyes vajzat sa para duan secila, 400-500 euro, këtë shumë ia them klientit, i cili nëse bie dakord ka aq vajza sa dëshiron”, thotë eskorta.

Në fund të rrëfimit personazhi ynë tregon se kjo mënyrë jetese është një filozofi jete për të.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu