Një sherr me thika ka ndodhur mes dy nxënësve në ambientet e shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë. Policia raporton se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në këmbë.
“Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.