Tito apo Ejlli? Mbiemri i Kiarës ngre dyshimet e para rreth martesës së tyre, çfarë po ndodh me çiftin më të përfolur të momentit

0

Ishte padyshim një ndër dasmat më të përfolura publike, por jo vetëm.

Pavarësisht se kanë kaluar vetëm disa ditë, martesa e Luizit dhe Kiarës ka filluartë ngre dyshimet e para rreth marrëdhënies së çiftit. Dyshja, rreth 3 muaj pas nisjes së një raporti romantik, vendosi që t’i thotë “Po” njëri-tjetrit edhe zyrtarisht në një ceremoni live në finale e Big Brother Vip Albania.

E si në çdo dasmë, të gjithë vëmendjen e mori nusja, e cila me shkëlqimin e saj nuk kishte sesi mos ti shpëtonte emocioneve. Të gjithë u shtangën teksa kryebashkiaku e pyeti Kiarën, se çfarë mbiemri do të mbante pas martese dhe ish-konkurrentja e “Big Brother” u përgjigj: Ejlli.

Përgjigja e moderatores habiti po kaq shumë edhe vetë Luizin që e pyeti i emocionuar: Me të vërtet? Por, duket se një fakt i tillë nuk është i vërtet. Nuk e dimë nëse “vendimi” për të marrë mbiemrin Ejlli ka qenë për efekt spektakli, apo një pakujdesi e momentit, por fakt është që Kiara ligjërisht figuron ende me mbiemrin e vajzërisë, Tito.

Nga kërkimet në “E-Albania” për të parë që nuk rezulton asnjë Kiara Ejlli, por vetëm një Kiara Arben Tito. Megjithatë, ndryshimi i mbiemrit nuk ndryshon asgjë për këtë çift, që po jeton ditë të arta.

Dyshja ka nisur bashkëjetesën që pas përfundimit të lojës dhe po jetojnë dashurinë e tyre tek shtëpia që Kiara ka tek zona e “Myslym Shyrit” në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu