Një tjetër aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku një automjet ka përplasur këmbësorin. Për fat të mirë, qytetari ka shpëtuar pa lëndime të shumta. Por në autostradë raportohet për rradhë të gjata trafiku.
Kujtojmë që rreth 1 orë më parë, autostrada ka qenë e bllokuar si pasojë e përplasjes së 5 autojeteve, prej ku mbeti e plagosur vetëm një shtetase e cila paraqitet jashtë rrezikut për jetën.