Një e hënë plot me aksidente ka rezultuar kjo e sotmja. Pas atij me pasoja tepër tragjike në Milot, ku humbi jetën babai dhe fëmija i tij 3-vjeç, dy aksidente të tjera janë regjistruar në Durrës.
I pari u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 17:45, në lagjen nr.11 në Durrës, ku u dëmtua një i mitur dhe shoferi u largua nga vendngjarja.
Ndërsa i dyti u regjistrua në aksin Maminas-Marikaj. Një automjet me drejtues shtetasin e identifikuar me inicialet M. S., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor R. S., rreth 73 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Maminas-Marikaj, një automjet me drejtues shtetasin M. S., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor R. S., rreth 73 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.