Tjetër aksident në Fier/ 17-vjeçari përplas me makinë një 35-vjeçar

0

FIER, 24 gusht 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” të Fierit.

Një automjet i drejtuar nga një 17-vjeçar, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor rreth 35 vjeç. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rasti është referuar në Prokurorinë e Fierit.