– Edhe në Austri ka patur protest kundër masave të ashpra kufizuese të lëvizjes së qytetarëve ndaj përhapjes së koronavirusit. Dhjetëra mijëra qytetarë shfaqën pakënaqësinë përpara pallatit të ish-perandorisë austro-hungareze Hofburg në Sheshin e Heronjve.
Qytetarët protestuan kundër “vaksinimit të detyruar”, që do të nisë nga viti i ardhshëm, duke vërshëllyer, duke u rënë borive, daulleve. Gjithashtu ata lëshuan thirrjet “Jo vaksinimit!”, “Mjaft është mjaft!” dhe “Poshtë diktatura fashiste!”.
Numri maksimal i protestuesve arriti në 35 mijë veta.
Policia arrestoi 10 persona për shkelje të grumbullimit të personave dhe shfaqje të simboleve naziste.
Kujtojmë që protesta ka patur dhe në Romë e Holandë. Në Roterdam, policia hapi zjarr ndaj demonstruesve, të cilët sulmuan qendrën tregtare të qytetit.
Marrë nga “The Guardian”