Dy oficerë policie në Filadelfia u plagosën në Benjamin Franklin Parkway, një bulevard ikonik në qendër të qytetit, ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të festuar përvjetorin e pavarësisë së Amerikës me koncerte dhe fishekzjarre, thanë autoritetet lokale.
Të dy oficerët janë në gjendje të qëndrueshme, sipas CBS3 Philadelphia. Agjencitë e zbatimit të ligjit thanë se janë në kërkim të të dyshuarit.
Videot e transmetuara nga mediat lokale treguan njerëz që vraponin për t’u larguar.
Më herët dje, në periferi të Çikagos, Highland Park, një i ri i cili ishte ngjitur në çatinë e një qendre tregtare hapi zjarr ndaj familjeve dhe fëmijëve me biçikleta në paradën e 4 korrikut, duke plagosur rëndë 26 persona.