Tjetër përplasje mes reperëve, fansat e Noizyt dhunojnë shokun e Feros dhe Kozakut

0

ZVICER- TikTok përveçse një platformë ku njerëz nga mbarë bota tregojnë pasionet e tyre, hedhin video me përmbajhtje humoriste dhe shkëmbejnë mesazhe me njëri tjetri kohët e fundit është kthyer dhe në një molle sherri mes reperëve të ndryshëm dhe jo vetëm.

Por ne do të ndalemi tek reperët, rasti më i fundit ka ndodhur gjatë një koncertit të Noizyt, një tjetër reper me emrin ‘Medi Iseni’ i cili jeton në Zvicër është sulmuar me grushta nga disa ‘fansa’ të reperit. Medi Iseni’ është shoku i Kozakut dhe reperit nga Kosova, Fero por që ka patur përplasje me ofendime me reperin Noizy.

Rasti i fundit ishte konflikti i Noizyt me Cllevion ku pas zënkave në TikTok sherri agravoi nhë përplasje dhe konfortime mes palëve.

Noizy doli jashtë lokalit dhe e ka goditi ‘rivalin’ e tij, Clevion, së bashku me shokët, teksa e gjithë skena e dhunshme xhirohej nga kamerat. Menjëherë pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe reperi Clevio ndodhet, akoma në burg për shkak të shkeljes së masës arrest shtëpie.

Disa ditë më pare reperi Stresi u përfshi në një sherr brutal me BMT, duke i shkaktuar këtij të fundit disa plagë në trup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu