Tjetër rast shòkues! Babai shqiptar mbyll fëmijët në bodrumin e shtëpisë, i lë dy ditë pa ngrënë dhe pa pirë

0

 

Një baba shqiptar ka futur në bodrum katër fëmijët e tij dhe për dy ditë rresht i ka lënë pa ngrënë e pa pirë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës, ku për dy ditë rresht pa ngrënë e pa pirë janë ngujuar katër fëmijë në bodrumin e shtëpisë së tyre.

Gjyshi i familjes e ka denoncuar këtë ngjarje në polici, dhe tashmë kryefamiljari me inicialet R.Z., ka rënë në pranga. Ai kishte lënë katër fëmijët e ngujuar dhe mbi vajzën e madhe, 15 vjeçe kishte ushtruar edhe dhunë fizike.

Gjyshi i fëmijëve ka rrëfyer se nuk ka arritur që ta ndalojë dot për shkak të shëndetit fizik të dobët që ka dhe është detyruar që këtë çështje ta lërë në duart e policisë.

Tashmë rasti po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Pejë. Babai i 4 fëmijëve është dërguar në Qendrën e Shëndetit Mendor, ku ka kryer kontrolle mjekësore dhe rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.

Neuropsikiatri Nysret Pepaj është shprehur për mediat kosovare se burri ne fjalë është pacient i njohur për këtë qendër, pasi ka pasur edhe më herët probleme.

Pacienti është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në Spitalin Regjional të Pejës dhe po qëndron aktualisht në dhomë izolimi, pasi profesionistët kanë konstatuar sjellje agresive tek ai. Sipas shefit të repartit të psikiatrisë në spitalin e Pejës, babai në fjalë nuk pranon as ushqim as ilaçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu