Pas skandalit në ndeshjen mes Kosovës dhe Serbisë, incidentet duket se nuk kanë munguar as në përballjen mes Zvicrës dhe Serbisë.
Dueli u mbyll me barazimin 1 me 1, e megjithatë, protagonistë janë bërë tifozët serbë. Siç raportohet, në një moment ata kanë tentuar të djegin flamurin shqiptar. Në një nga tribunat, disa tifozë të Serbisë tentuan ti vendosnin flakën flamurit tonë.
Megjithatë, ata nuk ia kanë dalë pasi disa tifozë të tjerë, janë afruar duke ua marrë flamurin kuqezi. Vlen të përmendet se edhe në këtë ndeshje, tifozët serbë kishin shfaqur hartën e Kosovës, të mbuluar nga flamuri serb.
Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë u përfshi nga incidente që në nisje, duke bërë që të zgjaste për rreth 3 orë për shkak se u ndërpre disa herë. Në fund, teksa po luheshin minutat shtesë, lojtarët e Kosovës refuzuan të dalin në fushë sepse thirrjet pro Serbisë dhe koret raciste po shtoheshin.