Tjetër zjarr në Ballsh, flakët rrezikojnë banesat

0

Vijon problematika e zjarreve në vendin tonë.

Së fundmi raportohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me ullinj në lagjen “Bylis” të Ballshit.

Mësohet se flakët janë përhapur edhe për shkak të erës dhe ndodhen jo shumë larg banesave, ndërsa tymi ka përfshirë të gjithë këtë zonë.

Në terren ka zbritur reparti zjarrfikës i mallakastrës ndërsa edhe vetë banorët po ndihmojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit dhe nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo jo. Gjatë stinës së verës, edhe Mallakastra, ashtu si një pjesë e mirë e vendit nuk i shpëtoi zjarreve, një pjesë e të cilëve të shkaktuar nga dora e njeriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu