TMERR/ Çifti rrëmben foshnjën e porsalindur nga materniteti! Gruaja iu prezantua nënës si infermiere dhe…

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një foshnjë të porsalindur.

Mediat Italiane shkruajnë se rrëmbimi i foshnjës zgjati për disa orë, pasi policia arriti të identifikonte dhe lokalizonte gruan. Mësohet se ajo dhe bashkëshortin e saj, në bashkëpunim më njëri-tjetrin morën vogëlushen nga spitali dhe tentuan të arratiseshin.

Rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 18:30, ku vajza e vogël disaditëshe, Sofia, ndodhej në një dhomë të klinikës me nënën e saj. Sipas rikonstruksionit të bërë nga policia, gruaja shtatshkurtër hyri në dhomë me fytyrën e mbuluar pjesërisht me një maskë duke u prezantuar si infermiere për fëmijët dhe tha se duhej të merrte fëmijën për ta çuar tek pediatri.

Pasi ajo mori vajzën e vogël dhe u largua, nëna dhe gjyshja e vogëlushes, duke mos parë vonesën e kthimit të saj, u alarmuan dhe kështu u zbulua rrëmbimi. Nga pamjet e regjistruara nga kamera e brendshme e klinikës, shihet se çfarë ka ndodhur në korridorin e godinës. Gruaja shihet bashkë me burrin e saj, i cili kishte kapele në kokë.

Të dy tentojnë ta fusin të porsalindurën në karrocë, por pa sukses. Ata janë larguar me foshnjën në krahë dhe ai me karrocën në dorë. Pas alarmit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë makinat e policisë, si dhe ekipi shkencor për hetimet.

Çifti i arrestuar dhe të akuzuar për rrëmbimin janë Rosa Vespa, 51 vjeç nga Cosenza dhe Aqua Moses, 43 vjeç me origjinë senegaleze. Të dy, të martuar, ishin të fiksuar pas lindjes së një fëmije dhe kishin falsifikuar shtatzëninë prej 9 muajsh, duke folur për këtë me të afërmit e tyre dhe duke njoftuar në fund se kishin një djalë. Për këtë arsye, pas rrëmbimit, Sofian e veshën me rroba djali.