EGJIPT- Një 65-vjeçar në Egjipt i ka marrë jetën brutalisht dy vëllezërve të moshës 5 dhe 6 vjeç. Ai ka deklaruar para policisë se e ka kryer vrasjen e rëndë sepse “e shqetësonte zhurma që bënin duke luajtur jashtë shtëpisë sime”.
Historia e tmerrshme u zbulua kur babai i Rahim 6-vjeçar dhe Islami 5-vjeçar denoncoi në polici zhdukjen e fëmijëve, shkruan “Protothema”. Hetimi që pasoi e çoi policinë në shtëpinë e fqinjit të tyre, 65-vjeçarit Mohamed Saber, i cili pas marrjes në pyetje, pranoi se kishte vrarë dy fëmijët dhe më pas i kishte hedhur trupat e tyre në një lumë.
“Kur e morëm në pyetje ai pretendoi se i kishte paralajmëruar dy fëmijët dhe u kishte kërkuar të luanin larg shtëpisë, por ata refuzuan. Siç ka rrëfyer, i ka futur brenda në shtëpi, i ka sulmuar, i ka rrahur dhe në fund i ka mbytur”, tha një burim policor për mediat. 65-vjeçari tregoi se ishte ndihmuar nga djali i tij 33-vjeçar për të hedhur trupat e dy fëmijëve në një lumë.
Pas arrestimit, djali i 65-vjeçarit ka paraqitur të njëjtin version në polici, ku prokuroria vendosi arrestimin e të dy personave Trupat e dy fëmijëve janë gjetur në ujë në gjendje dekompozimi dhe janë dërguar në spital për autopsi.