Tmerr! Pastori i Kishës digjet i gjallë brenda makinës, dyshohet se …

0

Pamje tmerri janë ato që vijnë nga mediat greke, ku një pastor kishe është djegur i gjallë brenda makinës së tij.

Sipas policisë helene, pastori i Kishës, Almir Korinthia, është djegur brenda makinës me të cilën lëvizte në zonën e Athikias.

Ishin kalimtarët e rastit ata që zbuluan makinën e djegur e kështu bënë me dije policinë lokale.

Sipas kësaj të fundit, dyshohet se makina ka marrë flakë aksidentalisht, por nuk hiqen as pistat e vrasjes.

Kjo për shkak se dera e makinës u gjet e hapur dhe nuk kuptohet arsyeja se pse pastori nuk ka mundur të dalë për t’i shpëtuar flakëve.

Sidoqoftë, policia ende është duke hetuar, e detaje të reja priten të dalin në dirtë në orët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu