Tmerri rus në Sumy, vogëlushja e tronditur qan në krahët e mamasë së saj: Më goditën!

0

UKRAINË- Pamje të reja janë publikuar në mediat sociale teksa paraqesin gjendjen e qytetit ukrainas, Sumy pas sulmit me raketa balistike ruse. Pas pamjeve ku duket momenti i sulmit dhe plagosejes së disa personave, një tjeër video po qarkullon në rrjet. Në video duket një nënë që mban në krahë vajzën e saj të vogël menjëherë pas sulmit që la 34 persona të vrarë.

Vogëlushja dhe nëna e saj duken të gjakosura teksa e mitura bërtet “Më goditën”. Mamaja e saj mundohet ta ngushëllojë por vogëlushja është tronditur dhe plagosur nga sulmi dhe qan papushim.

117 persona u plagosën nga sulmi mes të cilëve edhe 15 fëmijë. Sulmi u regjistrua në qendër të qytetit ukrainas të Sumy të Dielën e Palmës ose siç njihet në vendin tonë të Dielën e Larit. Raketat goditën pranë kishës, ndërsa dhjetëra besimtarë ishin mbledhur për lutje. Në pamje duken njerëzit, shumë prej të cilëve të moshuar, duke vrapuar në panik për t’u mbuluar, ndërsa disa janë përfshirë nga vala goditëse e shpërthimeve.