Topi i “Dorës së Zotit” të Maradona-s pasuron ish-arbitrin, shitet për një shifër të çmendur

0

MEKSIKË- Një top normal futbolli mund të vlejë një pasuri nëse ‘Dora e Zotit’ e prek atë. Kështu, një prej relikeve më ikonike në historinë e futbollit u shit për 2 milionë paund (rreth 2.3 milionë euro): kjo shumë u pagua për topin e prekur me dorë nga Diego Armando Maradona në Botërorin e vitit 1986 në çerekfinalen fituar nga Argjentina kundër Anglisë.

Në pronësi të topit ishte arbitri tunizian Ali Bin Nasser. Para ankandit, ish-arbitri ka thënë se ka ndier se ishte momenti i duhur për ta ndarë objektin me pjesën tjetër të botës dhe ka shprehur shpresën që blerësit ta ekspozonte atë për publikun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu