Topi më i veçantë i karrierës së Benzema: “Je t’aime”, “Ti je më i miri në botë”, “je yll”…

0

“Ku është topi? A e keni topin tim?” Karim Benzema nuk donte ta humbiste trofeun e tij më të çmuar për asgjë në botë, kujtimin e një nate historike që tani prehet në muzeun e tij të shtëpisë. Nuk po flasim për topin e argjendtë të Champions League, që UEFA i jep MVP-së së ndeshjes, por për topin e firmosur nga shokët e tij.

Karim u mrekullua pas “hat-trick”-ut, por u emocionua edhe më shumë kur pa dedikimet e bashkëlojtarëve. Nuk ishte një top plot firma për t’u përdorur, ishte plot fjalë dashurie nga lojtarët me të cilët stërvitet çdo ditë.

“Të dua” (Je t’aime), – shkroi Hazard në frëngjisht, një lojtar që është jashtë dinamikës së ekipit në nivel sportiv, por jo në dhomat e zhveshjes. Flet shumë për belgun ta shihje sesi i festoi golat e përmbysjes së madhe dhe qëndrimin në dhomat e zhveshjes. Gëzim maksimal dhe gjeste dashurie me të gjithë ata që luajtën, pavarësisht se vetë u kthye me zero minuta në këmbë.

“Ti je yll”, – ka shkruar Fede, një lojtar i cili ishte euforik në dhomat e zhveshjes dhe i lumtur që mori pjesë 94 minuta lojë në një natë historike. “Ti je më i miri në botë”, – i shkruajnë Jovic dhe Modric. “TOP Karim”, – i kanë thënë disa nga shokët e tij të skuadrës.

“Faleminderit”, – ishte një tjetër nga mesazhet e stampuara në lëkurë, me topin që kalonte dorë më dorë në dhomën e zhveshjes së Real Madridit për t’u autografuar nga të gjithë. Ishte një natë e paharrueshme, më e dashura e Karimit si lojtar i Real Madridit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu