BASHA: Jam i gatshëm të japë kudo dëshmi, është sqaruar çështja. Udhëtoj që sonte drejt Brukselit, hiq rastet e COVID, në qershor isha për samitin e PPE-së. Jemi në rrafshin e marrëzive, është denoncim i liderit të opozitës, e thashë sot se si shkatërrimi i ekonomsë nga pastrimi i parave të pista. Njeriu me më shumë informacion pas kryeministrit është kryetari i opozitës. Ka patur interes nga autoritete belge nga prokurorë, oficerë të sigursë, hetues të SPAK-ut. Kam dhënë dëshmi të plotë, e jap sërish. Është marrëzi të justifikosh trillim, trillon ditë për ditë. Kush e mban peng Bashën? Po udhëheq betejën 8 vjet që e ka çmuar Berisha më e ashpra. Janë trillime, si të tilla do të dëgjoni me kg dhe ton në të ardhmen. Jam ftuar zyrtarisht të vizitoj SHBA-në, jam ftuar tani dhe do të jem i pranishëm në SHBA me institucionet zyrtare amerikane. SHBA-ja më ka njohur si pjesëtar të qeverisë kur u futëm në NATO, dhe si lider i opozitës për reformën në drejtësi.