Radha kilometrike vazhdon të jetë një problem shqetësues për udhëtarët me automjete.
Mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, trafiku ka qenë i rënduar. Në videon e mëposhtme të regjistruar nga Infowebtv shikohen disa pasagjerë të cilët kanë zbritur nga autobusi dhe kanë vazhduar rrugën në këmbë.
Udhëtarët e përditshëm thonë se ky problem ndodh shpeshherë në Tiranë, ku automjetet ka raste që të qëndrojnë edhe më shumë se 1 orë duke pritur në trafik.





