ANGLI- Autoritetet britanike kanë arrestuar dy shqiptarë në Angli, pasi akuzohen për trafik kokaine në shkallë të gjerë në Norëich. Të arrestuarit janë Gjosardo Suli, 28 vjeç dhe Denis Brahimi, 24 vjeç, pasi dyshohet se u gjetën në posedim të drogës me vlerë dhjetëra mijëra paund dhe sasi të mëdha parash. Gjykata e Magjistraturës NorWich u tha se të dy kishin hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishin përballur me dëbim para se të zhdukeshin.
Mediat britanike shkruajnë se shqiptarë, pa vendbanim të caktuar, u arrestuan më 17 mars kur makina me të cilën po udhëtonin pothuajse u përplas me një automjet policie në rrugën Prince of Wales. Fillimisht ata tentuan t’i jepnin oficerëve identitete të rreme ndërsa 26 qese të mbyllura me kokainë me vlerë më shumë se 1 mijë paund dyshohet se u zbuluan në makinë.
Pas kontrollit të apartamentit të tyre policia gjeti dhe sekuestroi tre blloqe kokainë me vlerë të vlerësuar 60 mijë paund. Në një pronë tjetër në Portersfield Road, ekipet e kërkimit zbuluan 6 mijë paund dhe më shumë çanta që përmbanin kokainë.
Brahimi akuzohet gjithashtu se posedon një dokument të rremë identiteti dhe nuk kishte leje drejtimi të vlefshme. Rastet e tyre u dërguan në Gjykata e Kurorës Norëich me një seancë dëgjimore për pranimin dhe përgatitjen e gjyqit më 16 prill. Magjistratët i ndaluan të dy për të qëndruar në burg deri në atë datë për shkak të natyrës dhe seriozitetit të akuzave





