Policia greke ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar së bashku me nënën e tij pasi dyshohen për trafik kokaine në Rodos. Pas arrestimit, i riu shqiptar u la në paraburgim ndërsa nëna e tij u lirua me kusht.
Mësohet se hetimi filloi pas disa informacioneve sipas të cilave shqiptari i ishte rikthyer trafikimit të drogës, pasi edhe më herët është akuzuar për këtë çështje.
Policia zhvilloi një operacion të papritur në banesën e të riut ku u gjetën mbi 800 gramë kokainë, me vlerë rreth 80 mijë euro. Policia gjeti edhe një peshore elektronike.
Përpara hetuesve shqiptari pranoi se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa nëna e tij u shpreh se nuk kishte dijeni për aktivitetin kriminal të të birit.
Përpara hetuesve shqiptari pranoi se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa nëna e tij u shpreh se nuk kishte dijeni për aktivitetin kriminal të të birit.