Trageti Brindisi-Vlorë në det prej 8 orësh, 118 pasagjerët në mëshirë të fatit

0

Prej më shumë se 8 orësh, plot 118 pasagjerë në tragetin që mbërriti mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë, kanë ngelur në det të hapur në Vlorë.

Sipas të dhënave, trageti do të duhej të ishte ankoruar në Portin e Vlorës që prej orës 6 të mëngjesit, por ka qenë e pamundur për shkak të erës së fortë dhe stuhisë që ka pushtuar qytetin bregdetar. Bëhet me dije se trageti do të tentohet të ankorohet pas orës 16:00, por situata mbetet ende e vështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu