Tragjedi e dyfishtë brenda familjes, djali vret veten, nëna pëson infrakt teksa sheh trupin e tij të pajetë

0

Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në një familje në provincën e Agrigento-s në Itali, ku u gjetën të vdekur nënë e bir.

Burri, një punonjës 52 vjeç, u vetëvra me një armë që e kishte me leje. Mamaja, një 83-vjeçare në pension, u gjet e vdekur në dhomën tjetër, me shumë gjasa pas një ataku në zemër.

Trupat e të dyve u gjetën nga djali tjetër i të moshuarës, i cili lajmëroi edhe policinë.

Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, ekipet e urgjencës konstatuan se trupi i 53-vjeçarit ishte i ftohtë, ndërsa i nënës me temperaturë më të lartë.

Një shenjë evidente, sipas hipotezës së pranuar, se zemra e nënës nuk e ka duruar dhimbjen dhe dëshpërimin pasi ka parë vetëvrasjen e djalit të saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu