Tragjedi në Brazil: 25 të vdekur nga një përplasje e rëndë mes një autobusi dhe një kamioni në Bahia

0

Të paktën 25 persona humbën jetën kur një autobus upërplas me një kamion në shtetin Bahia, në verilindje të Brazilit, thanë sot zyrtarët e shtetit zjarrfikës.

“Zjarrfikësit ushtarakë u mobilizuan pas informacionit për një aksident trafiku që rezultoi në 25 të vdekur dhe që ndodhi në autostradën BR 324, afër qytetit të Gaviao “, thanë autoritetet. Aksidenti ka ndodhur rreth 250 kilometra nga Salvadori, kryeqyteti i shtetit Bahia.

Pesë persona u plagosën gjithashtu në aksidentin, i cili ndodhi gjatë natës së dielës deri të hënën, sipas mediave braziliane.
Trupat e të ndjerit u janë dorëzuar organeve kompetente për identifikim.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Sipas pamjeve të publikuara nga shtypi vendas, kabina e kamionit, i cili mbante mango, është shpërfytyruar plotësisht nga përplasja.

Bashkia e Giacombina-s, një qytezë afër vendit ku ndodhi aksidenti, shpalli sot tre ditë zie dhe po përgatit një “vigjilje” për viktimat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu