TRAGJEDI në Ekuador! Banda e trafikut të drogës vret 4 vëllezër të mitur, zbulimi tronditës: Autorët ngatërruan shtëpinë

0

EKUADOR- Katër vëllezër të vegjël u vranë natën e së hënës nga persona të armatosur. Banda u fut brenda një familje në Guayaquil, e cila ndodhet pranë portit më të madh të Ekuadorit.

Një zëdhënës i policisë tha në një konferencë për shtyp se tre fëmijë, të moshës 3, 5 dhe 7 vjeç dhe një foshnjë pesë muajshe u vranë në sulm. Prindërit e tyre kanë mbetur të plagosur dhe nëna ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Por, ajo që ka lënë të shokuar të gjithë vendin është se sipas një zyrtari policor, personat e armatosur kanë sulmuar… shtëpinë e gabuar. Policia beson se autorët e sulmit kishin në shënjestër një “shtëpi fqinje”, në të cilën më pas u gjetën eksplozivë dhe janë të lidhur me një bandë kriminale.

Dy banda veprojnë në lagjen ëasmo të Guayaquil, Los Lagartos (Alligators) dhe Mafia 18. Zona është skena e përleshjeve vdekjeprurëse midis bandave rivale që luftojnë për kontrollin e tregtisë së drogës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu