Tragjedi në Kolumbi/ Rrëzohet avion i transportit të Forcave Ajrore, humbin jetën 90 persona, plagosen 20 të tjerë (VIDEO)

0

KOLUMBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku një avion transporti i Forcave Ajrore u rrëzua të hënën në mëngjes menjëherë pasi u ngrit nga Puerto Leguitamo. Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.

Mediat e huaja shkruajnë se më shumë se 100 ushtarë ishin në bord, ku 90 prej tyre kanë humbur jetën. Si pasojë e kësaj janë plagosur gjithashtu edhe 20 persona, të cilët janë dërguar në një qendër mjekësore.

Ministri i Mbrojtjes, Pedro Arnulfo Sanchez, përmes një postim në rrjertet sociale tha se kishte viktima, por nuk specifikon numrin e tyre. Avioni u rrëzua disa minuta pasi u ngrit nga aeroporti. Videot në rrjetet sociale tregojnë një re të madhe tymi gri dhe rrënojat e avionit të shpërndarë në vendin e aksidentit.