Tragjedi në Maldive! Pesë turistë italianë humbin jetën gjatë një zhytjeje

0

MALDIVE- Një tragjedi ka ndodhur në Maldive, ku pesë turistë me origjinë italiane kanë humbur jetën gjatë një zhytjeje. Mediat shkruajnë se në mesin e viktimave është edhe një studiues nga Xhenova.

Zhytësit u raportuan të zhdukur gjatë paradites, ndërsa autoritetet nisën menjëherë një operacion kërkimi. Trupat e të pesë personave të zhdukur u gjetën pak kohë më vonë, ndërsa sipas raportimeve fillestare, turistët ndodheshin në një anije private për zhytje.

Zhytësit kishin qenë duke u zhytur pranë zonës së Alimathaa në mëngjes, por nuk kishin dalë në sipërfaqe deri në mesditë, duke bërë që ekuipazhi të njoftonte autoritetet. Policia tha se kishte nisur një hetim për rrethanat e incidentit, por shkaku i saktë i tragjedisë nuk dihet ende