Një tragjedi ka ndodhur në Peru. Një helikopter është rrëzuar dhe si pasojë e kësaj kanë humbur jetën 15 personave në bord, përfshirë 7 fëmijë.
Forcat Ajrore njoftuan aksidentin sot, më 23 shkurt, pasi mbeturinat u gjetën pranë qytetit Chala Viejo, në rrethin Chala të provincës Caravelí. Kontakti me helikopterin humbi të dielën rreth orës 16:30 me orën lokale, gjë që shkaktoi menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi.
Mediat shkruajnë se, forcat speciale dhe patrullat e policisë kombëtare e lokalizuan avionin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Helikopteri po transportonte të afërmit e oficerëve të Forcave Ajrore në Arequipa për të anashkaluar barrikadën në Nazka, e cila u shkaktua nga rrëshqitjet e dheut dhe ortekët.
FAP sqaroi se helikopteri ishte i përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit, duke ofruar ndihmë për viktimat e përmbytjeve dhe ortekëve në zonën e Arequipa, ndërsa përdorej gjithashtu për trajnimin e parashutistëve. Operacionet e zbulimit u penguan nga kushtet e pafavorshme të motit.





