RUSI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar gjatë natës në Rusi, ku një pikë karburanti ka shpërthyer në flakë duke shkaktuar 27 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Dagestan në jug të Rusisë rreth orës 21:40 me orën lokale.
Dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, shkaku i të cilit ende nuk dihet. Ministria e emergjencave njofton se në vend ngjarje kanë mbërritur rreth 260 punonjës të urgjencës si dhe një avion për të evakuuar të plagosurit rëndë në Moskë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ishte përhapur në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë dhe se ekzistonte rreziku i shpërthimeve të mëtejshme. Një dëshmitar i paidentifikuar i cituar nga gazeta ruse Izvestia tha se zjarri kishte filluar në një makinë përballë pikës së karburantit.
“Pas shpërthimit na ra gjithçka në kokë. Ne nuk pamë më asgjë”, tha dëshmitari.
Republika e Dagestanit është një nga 83 pjesët përbërëse të Federatës Ruse dhe është pjesa më jugore e vendit. Makhachkala ndodhet rreth 1,600 km (1,000 milje) nga Moska.