Tragjedi në SHBA, djali 2-vjeçar qëllon për vdekje të atin me armën e tij

0

Shtetet e Bashkuara janë tronditur nga vdekja e një 25-vjeçari, i cili u vra nga djali i tij i vogël, vetëm dy vjeç, teksa ky i fundit po luante me armën e mbushur plot, të cilën viktima e mbante në shtëpi.

Viktima, i identifikuar si Dustin Walters, 25 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë, kanë qenë fqinjët e viktimës, të cilët kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat. Fatkeqësisht, 25-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Nga hetimet e policisë rezultoi se Dustin u qëllua aksidentalisht nga i biri i tij, vetëm 2 vjeç. Detajet e hetimit për incidentin nuk u publikuan deri më 14 dhjetor, kur hetuesit thanë se një fëmijë ishte i përfshirë në të shtënat. Ata nuk kanë bërë të ditur llojin e armës së përdorur, por konfirmuan se anëtarët e familjes së viktimës ishin të pranishëm në shtëpi kur u dëgjuan të shtënat. Ata shtuan se ngjarja ishte “aksidentale”, ndërsa nuk dihet nëse ndonjë nga të afërmit e pranishëm aty do të përballet me akuza penale për të shtënat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu