Tragjedi në Turqi/ Përmbyset një autobus, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

0

Raportimet fillestare nga mediat turke thonë se katër persona kanë vdekur dhe 15 janë plagosur.

TURQI- Një autobus pasagjerësh doli nga rruga dhe u përmbys në Malatya të Turqisë, të dielën pasdite.

Raportimet fillestare nga mediat turke thonë se katër persona kanë vdekur dhe 15 janë plagosur.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme të rrugës. Bëhet me dije se uniformat e bardha dhe policia janë në vendngjarje.