Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një shkollë në Austri, ku 8 persona kanë humbur jetën.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në qytetin Grac, ku një nxënës i shkollës ka qëlluar me armë drejt fëmijëve të tjerë dhe mësuesve. Mes viktimave ka nxënës dhe mësues, e po ashtu edhe autori, i cili kreu vetëvrasje. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forcat të shumta policie kanë rrethuar zonën.
Mësohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur gjithashtu disa nxënës dhe mësues.