Tragjedia e familjes që u helmua nga kërpudhat, përcillën në banesën e fundit tre viktimat

0

Tre pjesëtarët e familjes Haliti nga Gjilani që ndërruan jetë si pasojë e helmimit nga kërpurdhat në Shqipëri janë përcjellë pasditen e sotme për në banesën e fundit në Gjilan.

Nëna, djali dhe nusja e tij dyshohet se u helmuan nga kërpurdhat që kishin mbledhur gjatë qëndrimit në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalëzit.

Në një deklaratë për mediat, familjarët e tre viktimave ngritën dyshime mbi trajtimin mjekësor jo të duhur që kanë marrë të afërmit e tyre.

Djali i çiftit që ndërroi jetë, tha se ajo që e bën akoma më të dyshimtë rastin është shkaku i ngordhjes së qenit të tyre, për të cilin theksoi se kishte ushqim të veçantë me kokrra.

Ai tregoi se pasi janë transferuar në Tiranë, mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për prindërit dhe gjyshen duke thënë se është shumë vonë, ndërsa shtoi se pavarësisht përpjekjeve ata nuk kanë arritur t’ia dalin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu