Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pas përfundimit të hetimeve lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
Burime për median konfirmojnë se Mediu do të paraqitet pranë ambienteve të SPAK në orën 14:00, ku do t’i komunikohen dy akuza.
Mësohet se akuzat që rëndojnë mbi ish-m8inistrin janë ato të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak.
Pas njohjes me akuzat, pritet që dosja e Mediut t’i dorëzohet për shqyrtim paraprak Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit.
Kujtojmë se në tragjedinë e Gërdecit mbetën 26 të vdekur dhe disa të plagosur, pas shpërthimit në një depo që shërbente për demontimin e municioneve.