Tragjedia me 46 viktima në Bullgari/ Hetimet vijonë, agjensisë i hiqet licensa

0

46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut u shuan mëngjesin e djeshëm pas zjarrit që ra në autobusin që u dogj në zonën e Strumës në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Në mesin e viktimave që ndërruan jetë dhe e kishin të pamundur që të dilnin nga mjeti ishin dhe 12 të mitur, 6 prej të cilëve nxënës të shkollës.

Hetimet për ngjarjen tragjike janë ende në vijim e sipër nga grupi hetimor. Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, ndërsa sipas ekspertëve arsyet mund të jenë tre: monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski bëri të ditur se ka filluar procedura për marrje të licencës të “Besa Transit”, sepse është mësuar se nuk ka pasur liçensë për udhëtim ndërkombëtar. Qeveria e ka obliguar Inspektoratin Shtetëror për Transport të kryejë kontroll inspektues të jashtëzakonshëm.

Automjeti i djegur nuk është paraqitur nga ana e transportuesit sipas nenit 11 paragrafi 5 i Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe për këtë arsye automjeti nuk është në bazën elektronike të të dhënave në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Autobusi me targa të Maqedonisë hyru në Bullgari nga Turqia përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo”, pak pas orës 21:00, ndërsa fatkeqësia ndodhi rreth orës 02:00 sipas kohës së Maqedonisë , në rrugën magjistrale “Struma, në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Për shkak të aksidentit Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë shpallur ditë zie treditëshe në territorin e të gjithë shtetit dhe janë anuluar të gjitha ngjarjet publike. Ditë zie sot është shpallur edhe në Kosovë dhe në Bullgari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu