Tragjedia me 5 viktima dhe qindra të plagosur/ Njerëzit vendosin lule në shenjë nderimi në Magdeburg

0

Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur për të vendosur lule për ata që humbën jetën në sulmin e së premtes mbrëma.

Më herët edhe Olaf Scholz ka vendosur një trëndafil të bardhë.

Një ceremoni përkujtimore pritet të mbahet në katedralen e qytetit mbrëmjen e së shtunës.

Kjo tragjedi me 5 viktima dhe mbi 200 të plagosur vjen tetë vite pas sulmit në tregun krishtlindjeve në Breitscheidplatz me 12 viktima.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu