Tragjedia në Brazil/ Mes viktimave edhe 8 mjekë onkologë, ishin nisur për një konferencë për kancerin dhe vaksinën SBTMO 2024

0

BRAZIL- Aksidenti tagjik i 9 gushtit tronditi Brazilin, ku 62 persona persona në bord humbën jetën. Gjithashtu mes viktimave ishin edhe 8 mjekë onkologë, të cilët ishin të nisur për të ndjekur një konferencë për kancerin dhe vaksinën SBTMO 2024. Në fillim në listë ishin 15 mjekë të cilit do të merrnin pjesë në këtë konferencë, por një ditë më parë kishin anuluar fluturimin.

Avioni i pasagjerëve u rrëzua jashtë Sao Paulo të premten pasdite, duke vrarë të gjithë në bord pasi ra nga më shumë se 5 mijë metra lartësi në vetëm një minutë, por ende nuk është e qartë pse.

Në mesin e të vrarëve është një vajzë trevjeçare dhe babai i saj, sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Santa Catarina. Linja ajrore rajonale Voepass, e cila drejtoi fluturimin, tha se të gjithë pasagjerët kishin dokumente braziliane, ndërsa katër viktima kishin shtetësi të dyfishtë tre venezuelianë dhe një portugez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu