Tragjedia në Bullgari, prokurori: S’ka patur karburant shtesë dhe mjete piroteknike

0

Prokurori i aksidentit tragik të 23 nëntorit ku vdiqën 45 persona në autobusin e kompanisë së “Besa Trans” në Struma të Bullgarisë hedh poshtë pretendimet se në autobus ka patur karburant shtesë dhe mjete piroteknike, si fishekzjarre.

Në televizionin kombëtar “BTV”, Biser Mihajlov nuk e pranon një propozim të tillë.

“Kategorikisht pohoj se në autobusin në fjalë nuk ka pasur karburant dhe mjete piroteknike. Teoritë për ‘materiale për drogë’ janë qesharake dhe nuk meritojnë asnjë koment”, deklaroi prokurori Mihajlov.

Ndërkohë për ngjarjen e rëndë është shprehur dhe hetuesi Marian Marinov. Ai shton se ka patur një tub me naftë që lidhej me sistemin e ngrohjes, por ai nuk ëshë prekur. Gjithashtu ai pranoi se autobusi ishte riparuar në Turqi dhe se nuk ka qenë problem bordura mbrojtëse, pasi pesha e autobusit prej 18 tonësh e bën të lehtë të shkëputt.

“Në autobus, në pjesën ku gjendet goma e përparme ka hyrë një copë të madhe të gardhit mbrojtës, kurse rezervuari ishte plastik dhe ishte shkatërruar tërësisht. Në rezervuar ka pasur karburant, e karburanti digjet. Edhe po të rregullohej me 100 vida, autobusi sërish do ta thyente, autobusi peshon 18 tonë”, shpjegon ai.

Sot u bë i mundur kthimi i trupave të 45 viktimave që humbën jetën në 23 nëntor. Autoritetet deklaruan se problem kryesor i aksidentit ka qenë sinjalistika e degraduar rrugore ç’ka çorientoi dhe shoferin. Nga 52 pasagjerë të linjës Shkup-Stamboll-Shkup mbijetuan 7 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu